Përfshihet nga zjarri një fabrikë në Podujevë.
Një fabrikë e parketit është përfshirë nga zjarri dje në Obranqë të Podujevës, njofton Klan Kosova.
Sipas raportit 24 orësh të policisë këtë e bëri të ditur pronari i kësaj fabrike.
Njësit relevante dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.