Prokuroria Themelore në Prishtinë është deklaruar në lidhje me zjarrin që shpërtheu sot në fabrikën e plastikës në Parkun e Biznesit në Drenas.
Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, tha për Express se prokurori i shtetit e ka autorizuar policinë dhe njësitet relevante për ndërmarrjen e veprimeve hetimore për ndriçimin e rrethanave të rastit.