Zjarri në IML: Gërxhaliu del në vend ngjarje, shihet i shqetësuar

09:51 | 21 Nëntor 2023
zjarri-ne-iml:-gerxhaliu-del-ne-vend-ngjarje,-shihet-i-shqetesuar

Dy zyre brenda Institutit të Mjekësisë Ligjore janë përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Intervenimi i ekipit të Zjarrfikësve ka qenë i menjëhershëm dhe fatmirësisht është lokalizua zjarri.

Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe eksperti mjeko-ligjor Arsim Gërxhaliu, zyra e të cilit dyshohet se është djegur në IML.

Në një foto që ka publikuar REL, shihet Gërxhaliu mjaft i shqetësuar.

Ai ka kapur kokën me duar.

Komento: