Zjarri në IML, Tomë Gashi me akuza të rënda: Kriminelet e sofistikuar e djegin Institutin e Mjekësisë Ligjore

13:33 | 21 Nëntor 2023
zjarri-ne-iml,-tome-gashi-me-akuza-te-renda:-kriminelet-e-sofistikuar-e-djegin-institutin-e-mjekesise-ligjore

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka reaguar pas shpërthimit të zjarrit në hapësirat e Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Gashi tha se kriminelët, pas një krimi, i djegin veturat duke theksuar “24 vite aktivitet kriminal”.

“Kriminelet e sofistikuar, pas 24 vitesh aktivitet kriminal, ‘zakonisht’ e djegin Institutin e Mjekësisë Ligjore – nëse jo tërë objektin, të paktën zyrën e drejtorit”, shkroi tutje ai.

Sipas tij, kjo situatë është shumë shqetësuese.

Komento: