Zjarri në Notre Dame u shkaktua nga një cigare

21:21 | 26 June 2019

Zjarri në prillin e kaluar në katedralen Notre Dame në Paris mund të ketë ndodhur për shkak të një cigareje që nuk është fikur ose nga një qark i shkurtër, thuhet në hetimit paraprak nga prokuroria e Parisit, që e përjashton pistën me origjinë të qëllimshme, apo kriminale.

Sipas rezultateve të hetimit paraprak që sapo ka përfunduar në Paris, asnjë prej elementeve nuk mundëson që të vlerësohet hipoteza e origjinës së qëllimshme apo kriminale në hetimin mbi zjarrin që dëmtoi një pjesë të katedrales së Notre Dame.

Mes arsyeve të mundshme, Prokuroria e Parisit konfirmon mundësinë e një problemi në sistemin elektrik ose për shkak të një cigareje që nuk është fikur mirë.

Komento: