Zjarri në objektin e gjykatës në Kaçanik, Hoxha: U dëmtuan disa lëndë

20:33 | 13 Mars 2024
zjarri-ne-objektin-e-gjykates-ne-kacanik,-hoxha:-u-demtuan-disa-lende

Një pjesë e objektit të Gjykatës Themelore të Ferizajt- dega në Kaçanik u përfshi nga zjarri gjatë ditës së sotme.

Zëdhënësja e kësaj gjykate Genta Hoxha, tha për Klan Kosova se janë dëmtuar disa lëndë.

“Gjykata e ka themeluar komisionin për vlerësimin e dëmit, dhe posa ata ta kryejnë punën do të dalin me një vlerësim”, tha Hoxha.

Ajo tha se “secila lëndë është e regjistruar në sistemin elektronik SMIL”.

“Secila lëndë e cila është djegur do të rikuperohet”, tha zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Ferizaj, Genta Hoxha.

Komento: