Zjarri në oborrin e QKUK-së, policia jep detaje

08:16 | 29 Shtator 2023
zjarri-ne-oborrin-e-qkuk-se,-policia-jep-detaje


Një objekt në afërsi të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm.

Lajmin e ka konfirmuar për Front Online zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha që nuk të lënduar.

“Sot rreth orës 07:00, është raportuar se në QKUK në Prishtinë, një objekt (lokal) është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit. Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti për Front Online.

 

Komento: