Zjarri përfshin banesën në Durrës, turisti nga Kosova dërgohet në spital – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Zjarri përfshin banesën në Durrës, turisti nga Kosova dërgohet në spital

14:41 | 12 Qershor 2022

Një banesë në lagjen nr. 13, Durrës, në zonën e quajtur “Shkëmbi i Kavajës” është përfshirë nga zjarri.

Brenda banesës ka qënë shtetasi nga Kosova, 43 vjeçari me iniciale J. S. i cili është lënduar dhe tani ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Njoftimi:

Më datë 12.06.2022, në lagjen nr. 13, Durrës, në zonën e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, në banesën e marrë me qira nga shtetasi kosovar J. S., 43 vjeç, ka rënë zjarr.

Si pasojë është lënduar lehtë shtetasi J. S., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të zjarrit.

Komento: