Zjarri përfshin një ndërtesë në Barcelonë.
Nga një zjarr shpërtheu në qendër të Barcelonës dhe kanë mbetur të lënduar të paktën nëntë persona.
Një prej tyre është në gjendje kritike, ka njoftuar shërbimit spanjoll për raste urgjente.
Siç raporton AP, televizioni katalunas ka publikuar videon që duket se është realizuar me telefon të mençur, ku një person kërcen nga dritarja e katit të tretë dhe përfundon në një dyshek që ishte vendosur në trotuar, për të “zvogëluar fuqinë” nga kërcimi, transmeton Telegrafi.
Mediat lokale raportojnë se të paktën një person është detyruar të kërcej nga dritarja për t’i ikur zjarrit, që sigurisht se do të ishte fatal për ta.
Zëdhënësja e ndihmës së shpejtë Zulma Ica, ka thënë se një burrë është në gjendje kritike, e policia është duke hetuar shkaqet që çuan te shpërthimi i zjarrit.