Zjarri shpërthen në ndërtesë, vdes një 17-vjeçar shqiptar në Itali

19:03 | 31 December 2022

Në orët e para të së shtunës shpërtheu një zjarr në një ndërtesë në zonën e Udines në Itali, duke lënë të vdekur një 17-vjeçar me shtetësi shqiptare dhe duke lënduar dy të tjerë.

Ndërtesa, që ndodhet në Santa Caterina di Pasian di Prato, është e marrë me qira nga “Aedis”, një organizatë jofitimprurëse aktive që kujdeset për të miturit.

Zjarri përfshiu katin e dytë dhe çatinë e pallatit.

Zjarrfikësit dhe efektivët mbërritën në vendngjarje. Ekipet mjekësore arritën të shpëtonin një djalë 16-vjeçar, që u dërgua më pas në qendrën e djegieve në Verona në gjendje të rëndë. E pësoi edhe një operator i institucionit. Ekipet mjekësore s’mund të bënin asgjë për 17-vjeçarin shqiptar, i cili ishte gjetur i pajetë.

Për të zbardhur shkaqet e zjarrit, përveç konstatimeve të vetë zjarrfikësve, janë përfshirë edhe Karabinierët dhe Policia e Shtetit.

Komento: