Zlatan Ibrahimovic 14 ditë në karantinë

22:36 | 11 May 2020

Ibrahimovic do të jetë 14 ditë në karantinë.

Zlatan Ibrahimovic është rikthyer në Milano.

Suedezi ka zbarkuar në Malpensa rreth orës 19:35 dhe është nisur menjëherë për në qendrën sportive të kuqezinjve, ku do të karantinohet për katërmbëdhjetë ditët e parashikuara nga protokollet.

Ibra do të akomodohet direkt në Milanello dhe prandaj menjëherë mund të fillojë stërvitjen, fillimisht individualisht.

Një masë që do ta lejojë atë të qëndrojë në formë pas punës së tij në Suedi me Hammarbyn, ekipin që ai ka në pronësi.

Pandemia ka prishur planet e Ibrahimovicit, që nuk dihet nëse do të vazhdojë ta veshë fanellën e Milanit edhe sezonin tjetër.

Komento: