‘Rossonerët’ e nisin mbarë sezonin.
Tri pikë për Milanin, dy gola për Ibrahimovicin – s’ka se si të nisë më mirë Serie A për ta.
Milani ka rrëmbyer pikët e para në Serie A për sezonin 2020/21.
Në ndeshjen e parë, në San Siro, Milani e mundi 2-0 Bolognan, për ta nisur me këmbë të mbarë sezonin e ri ku objektiv do të jetë zona Champions.
Në këtë ndeshje shkëlqeu 38-vjeçari, Zlatan Ibrahimovic.
Ai i shënoi të dy golat për Kuqezinjtë.
Golin e parë ai e shënoi në pjesën e parë, në minutën 35’, derisa për 2-0, dhe rezultatin përfundimtar të takimit, Ibrahimovic e shënoi në minutën e 50’.
Në këtë mbrëmje, Stefano Pioli ia dha mundësinë ardhjeve të reja, debutuan në pjesën e dytë Brahim Diaz dhe Tonali.