Zlatan Ibrahimovic vazhdon të vuajë nga koronavirusi

18:11 | 08 October 2020

Lojtari i njohur, Zlatan Ibrahimovic vazhdon të vuajë nga koronavirusi.

Sipas raportimeve të ‘Sky Sport Italia’, Zlatan Ibrahimovic dhe Leo Duarte janë akoma pozitiv me Covid-19.

Rezultatet e testeve për Covid-19 te Milan janë kthyer të gjitha negative (për lojtarët që nuk udhëtuan me kombëtare), përveç Duarte e Ibrahimovic.

Dyshja vazhdojnë të përballen me virusin dhe rrezikojnë të humbin derbin Madonnina më 17 tetor, ndaj Inter.

‘Rossoneri’ nuk janë skuadra e vetem që po përballet me virusin, pasi telashe kishte edhe te Napoli e Genoa.

Mbetet të shihet edhe sa kohë do të duhet për rikuperimin e Zlatan Ibrahimovic.

Komento: