Ibrahimoviq bëhet golashënuesi më i vjetër në historinë e Serie A.
Zlatan Ibrahimoviq është bërë golashënuesi më i vjetër në historinë e Serisë A italiane.
Sulmuesi suedez e ka thyer këtë rekord pas golit të realizuar sonte kundër Udineses në takimin e vlefshëm për javën e 27-të në elitën e futbollit italian, shkruan lajmi.
Deri më tani, këtë rekord e ka mbajtur Alessandro Costacurta që kishte shënuar si 41-vjeçar e 25 ditë, në maj të vitit 2007.
Ndërkaq, Ibrahimoviq ka shënuar golin si 41-vjeçar e 166 ditë.