Zlatan Ibrahimoviq kthehet në Milano

11:35 | 07 May 2020

Milan prite t’i nis stërvitjet ditëve në vazhdim.

Zlatan Ibrahimoviq do të kthehet në Milano të shtunën dhe do të qëndrojë në karantinë për dy javë para se t’i kthehet stërvitjeve, njofton “La Gazzetta dello Sport”.

Ibrahimoviq ka qëndruar në Suedi gjatë periudhës së mbylljes shkaku i koronavirusit. Por, ai është pajtuar të kthehet te Milani.

Milani ka nisur sot stërvitjet individuale, pasi janë testuar lojtarët dhe stafi për koronavirus.

Ibrahimoviq 38-vjeçar duhet të qëndrojë në izolim të detyruar dy javorë me t’u kthyer nga Suedia. Kjo nënkupton se ai mund të jetë i gatshëm për të stërvitur vetëm më 24 maj, në rast se kthehet të shtunën në Milano.

Ibrahimoviq ka mbajtur formën duke stërvitur me klubin suedez Hammarby, ku është aksionar.

Komento: