
Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, ka komentuar situatën aktuale politike në vend, duke e cilësuar si një krizë të thellë të shkaktuar nga mungesa e gatishmërisë për kompromis të partisë më të madhe.
Ai tha se përkundër përgatitjeve për zgjedhjet lokale, kriza politike që po ndodh në nivel qendror nuk duhet të lihet pas dore, .
“Sa i përket zgjedhjeve lokale, në funksion i kemi të zgjedhjet lokale, është shpallur data e zgjedhjeve, 12 tetori do të vijë shpejt, jemi në përgatitje. Kjo sagë që po e shohim çdo ditë, ky cirkus bie në hije kur ne tash fokusin e zhvendosim nga zgjedhjet lokale. Por në asnjë koment nuk duhet lënë anash këtë cirk që po ndodh aktualisht dhe krejt ky cirk është si rezultat i partisë së madhe dhe kryeneçësisë së saj për të mos dalë nga kjo krizë politike. Krizë politike jemi dhe jemi në krizë të thellë,” tha Zogaj.