Zogaj: Kurti po e dërgon vendin në zgjedhje sepse nuk po i mjaftojnë pozitat shtetërore që ka

14:50 | 20 Prill 2026
zogaj:-kurti-po-e-dergon-vendin-ne-zgjedhje-sepse-nuk-po-i-mjaftojne-pozitat-shteterore-qe-ka

Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj ka reaguar pas takimi të kryeministrit Albin Kurti me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun për çështjen e presidentit.

Zohaj, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se Albin Kurti po i kërkon të gjitha pozicionet shtetërore.

“Kurti, sikurse e kemi thënë ne vazhdimësi, po i kërkon te gjitha pozicionet shtetërore! Presidentin, Kuvendin, Qeverinë, Gjykatën Kushtetuese, Prokurorinë, Ambasadat, AKI-ne, Ushtrinë … me një fjale te gjitha!!! Dhe, po e dërgon vendin ne zgjedhje, sepse nuk i mjaftojnë këto qe i ka, por i do te gjitha”, ka shkruar Zogaj në Facebook.

Komento: