Zogaj pyet qytetarët sesi të zgjidhet problemi me qentë endacakë

09:02 | 22 Gusht 2022

Nënkryetari i Komunsës së Prishtinës pyet qytetarët sesi të zgjidhet problemi me qentë endacakë.

Alban Zogaj, nënkryetar i Komunës së Prishtinës, i ka pyetur qytetarët sesi e shohin zgjidhjen e problemit të qenve endacakë.

Pyetje e tij vjen pasi u publikua një video, ku shihet një lagje e pushtuar nga qentë endacakë.

“Si e mendoni zgjidhjen e problemit të qenëve endacak?“, ka pyetur ai në Twitter.

Qentë endacakë janë një nga problemet e kryeqytetit.

Shpesh janë raportuar edhe sulme ndaj qytetarëve të cilat kanë përfunduar me lëndime.

Zgjidhja e këtij problemi ishte premtim i secilit kandidat për kryetar të Prishtinës, përfshirë edhe i Përparim Ramës që tash është në pushtet.

Komento: