Zogjani: Që 8 vite iu kam drejtu Gjykatës për një padrejtësi, ende asgjë s’ka ndodhur

21:55 | 26 Korrik 2026
zogjani:-qe-8-vite-iu-kam-drejtu-gjykates-per-nje-padrejtesi,-ende-asgje-s’ka-ndodhur

Analisti dhe aktori Jeton Zogjani ka njoftuar se që 8 vjet është duke prit për një padi që e ka bërë dhe ende asnjë përgjigje në Gjykatën Themelore.

Ai ka shkruar se tashmë iu është drejtuar edhe Avokatit të Popullit dhe ende asgjë nuk ka ndodhur.

Në fund ai ka shkruar se me qenë “shqiptar është barrë e madhe”.

Postimi i plotë:

8 vjete pritje!

Po e them keshtu, se nuk di njeri me e ngreh nje paralele me e shpjegu sa shume jane 8 vjete. Kur gjykata e denon dikend me 8 vjete burg, thone “e kane fike”. E une, 8 vjete i kam kalu tu prit qe me fillu nje seance.

Qe 8 vjete i jam drejtu Gjykates Themelore me nje padi per nje padrejtesi qe me eshte ba, dhe ende nuk ka fillu as edhe nje seance.

Mbas 8 vjeteve, per here te pare po e publikoj kete shkrim. I jam drejtu edhe Avokatit te Popullit, por kot. Nuk ka ndodh asgje.

Ky eshte numri i lendes, nese e sheh naj kush:
C.nr.1476/18

Me kane: “Shqiptar, para se gjithash, eshte barre e rande.”

Komento: