Zoti po na përgatit” – Grenell paralajmëron lirimin e Hashim Thaçit dhe kthimin e tij në pozitën e kryeministrit

08:55 | 07 Mars 2026
zoti-po-na-pergatit”-–-grenell-paralajmeron-lirimin-e-hashim-thacit-dhe-kthimin-e-tij-ne-poziten-e-kryeministrit

I dërguari i dikurshëm i SHBA-së për dialogun Kosovë–Serbi, Richard Grenell, ka bërë një reagim që ka nxitur shumë diskutime në rrjetet sociale lidhur me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Grenell ka shpërndarë një postim në platformën X ku flitet për mundësinë e zgjedhjeve të reja parlamentare në Kosovë dhe ka shkruar:

(Lajm i shkëlqyer. Zoti po na përgatit të gjithëve për rikthimin e Hashim Thaçit. Thaçi për kryeministër.”)

Postimi i Grenellit është interpretuar nga shumë komentues si një mesazh politik dhe një sinjal mbështetjeje për rikthimin e Thaçit në skenën politike të Kosovës, madje edhe për një rol të mundshëm si kryeministër

Komento: