“Zotni, ndërroje kandidaten”, Krasniqi thotë se ia kërkoi Kurtit “një figurë të pranueshme” për kryetar të Kuvendit: S’besoj që ka ndryshuar situata

10:08 | 01 Maj 2025
“zotni,-nderroje-kandidaten”,-krasniqi-thote-se-ia-kerkoi-kurtit-“nje-figure-te-pranueshme”-per-kryetar-te-kuvendit:-s’besoj-qe-ka-ndryshuar-situata

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se kryetarit të LVV-së, Albulena Haxhiu ia kërkoi “një figurë të pranueshme” për kryetar të Kuvendit.

Ai tha se kanë shkëmbyer “idetë dhe diskutimet sa i përket konstituimit të Kuvendit”.

“Nuk besoj që ka ndryshu si situatë, por që ta dinë edhe të tjerët, Partia Demokratike e Kosovës, asnjëherë në të kaluarën e as sot nuk i heziton dialogut edhe diskutimeve me këdo”, tha Krasniqi.

Ai kërkoi konsituim sa më të shpejtë të Kuvendit, por tha se kandidati “nuk mund të imponohet”.

“Edhe z.Kurti i thashë që do të ishte mirë me mendu për kandidatë apo kandidatura të tjera”, tha Krasniqi.

Krytetari i PDK-së tha se “nënkryetarët as që diskutohen”, pasi “janë çështje të ndara”.

Komento: