Zotohet Haradinaj, nga ky muaj kosovarët lëvizin lirshëm në BE – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Zotohet Haradinaj, nga ky muaj kosovarët lëvizin lirshëm në BE

14:26 | 31 Dhjetor 2018

Në mars të vitit 2019 kosovarët do të lëvizin lirshëm. Ky është zotimi që ka bërë kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

Ai, ka thënë se në mars të vitit 2019 kosovarët do ta marrin liberalizimin e vizave.

Haradinaj ka thënë se evropianët na kanë paralajmëruar që të mos caktojmë data, mirëpo kryeministri ka thënë se kjo çështje është në interes të kosovarëve.

“Ne e kemi mundësinë për liberalizimin nëse në muajin shkurt mblidhet Këshilli i Ministrave dhe po punojmë në këtë drejtim. Në fakt, e kemi shumë me rëndësi ta marrin liberalizimin e vizave në shkurt apo mars të 2019-s. E di që evropianët po thonë që mos caktoni datë. Ne nuk po caktojmë data, por e kemi interes këtë çështje”, ka thënë Haradinaj në një intervistë për “Epoka e Re”.

Kryeministri Haradinaj ka folur edhe për ftesat e ish-luftëtarëve të UÇK-së për Hagë. Ai ka thënë se është e pashpjegueshme mbajtja e Kosovës në izolim.

“Lëvizja e lirë do ta rriste besimin e qytetarit të Kosovës për BE-në. Kam kërkuar miqësisht, sidomos prej vendeve të Quntit, që vërtet të ketë lëvizje në këtë drejtim, ngaqë Kosova i ka plotësuar kriteret e parapara për këtë proces. Në këtë drejtim, ai ka thënë se është e pashpjegueshme mbajtja e Kosovës në izolim”, ka thënë Haradinaj.

Komento: