ZPS konfirmon aksionin ku raportohet se u arrestuan Kilaj, Smakaj e Fazliu – dyshohen për pengim të administrimit të drejtësisë

11:08 | 05 Dhjetor 2024
zps-konfirmon-aksionin-ku-raportohet-se-u-arrestuan-kilaj,-smakaj-e-fazliu-–-dyshohen-per-pengim-te-administrimit-te-drejtesise


Zyra e Prokurorit të Specializuar ka konfirmuar aksionin e sotëm, ku raportohet se u arrestuan Isni Kilaj, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliut, ndonëse nuk ka përmendur arrestimet e emrat e të arrestuarve.

ZPS ka thënë se operacionet janë për hetime për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Në njoftimine e lëshuar thuhet se aksionet janë autorizuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe janë mbështetur nga EULEX.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Operacionet e ZPS-së janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në njoftim.

 

Komento: