ZRrE-ja a ka të drejtë të vazhdojë faturimin me çmimet e larta?

20:41 | 20 April 2022

A ka të drejtë ZRrE-ja të vazhdojë faturimin me çmimet e larta?

Leutrim Gashi nga IKD thotë se faturimi me tarifën e njëjtë nuk duhet të ndodh, pasi që pastaj nuk ka kuptim vendimi i gjykatës, kurse nga ZRrE thonë se vendimi i gjykatës nuk e specifikon këtë çështje dhe besojnë se deri në vendimin e Gjykatës së Apelit duhet vazhduar me tarifat e njëjta.

Është ditë pranvere, por borë bie më të madhe.

Moti mund të jetë arsyeja e parë, por edhe faturat e larta për shkak të tarifave të reja mund të jenë tjetër arsye që tek KEDS nuk ka shumë persona që paguajnë energjinë elektrike.

Me vendim të Gjykatës Themelore këto tarifa u pezulluan, megjithatë Zyra e Rregullatorit të Energjisë vazhdon që të faturojë qytetarët me tarifën e njëjtë.

Leotrim Gashi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se nuk duhet të ndodh kështu, pasi që sipas tij pastaj nuk kuptim vendimi i Gjykatës Themelore.

Gashi tregon edhe procedurën që duhet të vazhdojë deri tek përfundimi.

Por, ndryshe thotë Visar Azemi nga Balkan Green Foundation. Sipas tij, duhet të vazhdohet me tarifat e reja deri në vendim te Gjykatës së Apelit.

Azemi shton se nëse Apeli aprovon vendimin e Themelores, atëherë ZrrE do të jetë e obliguar t’i subvencionojë të gjithë qytetarët që paguan me tarifë të lartë.

Por pse ZRrE vazhdon të bëjë faturimin me tarifën e shtrenjtë, tregojnë nga ky institucion nëpërmjet një përgjigjeje për T7.

Por ata që preken më së shumti nga çmimi i lartë i rrymës, qytetarët, thonë se duhet të respektohet vendimi i Gjykatës

ZRrE ende nuk ka bërë të ditur nëse kanë shfrytëzuar të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit.

Komento: