ZRRE-ja miraton propozimet lidhur me të hyrat për vitin 2023-2024

16:03 | 22 Mars 2024
zrre-ja-miraton-propozimet-lidhur-me-te-hyrat-per-vitin-2023-2024

Në mbledhjen e bordit të ZRRE-së janë shqyrtuar një varg pikash të rendit të ditës, të premten, ndërkohë në mesin e tyre janë shqyrtuar edhe të hyrat e tjera maksimale për tre të licencuarit COSTIT, CEDS-I DHE CESSCON.

Kryesues të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Ymer Fejzullahu, ka thënë se këto të hyra do të reflektohen në të hyrat e konsumatorëve fundor për vitin 2024/2025.

“Siç u prezantua edhe nga stafi profesional të hyrat maksimale për vitin 2024 për krejt sistemin e rregulluar është 399.6 milion euro”, është shprehur Fejzullahu.

Sipas tij, kjo do të jetë kostoja e furnizimit të konsumatorëve të rregulluar për vitin vijues dhe kjo do të rregullohet në tarifat fundore në mbledhjen e ardhshme të bordit të ZRRE-së, pas pranimit të aplikacioneve nga CESSCO, KEDS-I dhe KOSTI.

“Në këtë fazë është faza e parë, përcaktimi i të hyrave tjera maksimale dhe pas pranimit të aplikacioneve në mbledhjen e ardhshme do të dihet saktë se sa do të jetë kostoja apo sa do të jenë tarifat për vitin vijues, por tani për tani janë duke u shqyrtuar të hyrave maksimale që për sistemin apo për konsumatorët janë të rregulluara 399.6 milion euro, këtu përfshihen të hyrat për KOSTIN edhe për KEDS-in në këtë shumë totale. Meqenëse CESSCO-n është e detyruar t’i mbledh këto të hyra për dy të licencuarit në këtë rast edhe për KEDS-in edhe për COST-in”, ka thënë Fejzullahu, raporton eo.

Sipas tij, në këtë fazë kërkesa e KEK-ut nuk është marrë parasysh nga departamenti i tarifave.

“Meqenëse e kemi thënë edhe më herët se kjo kërkesë nuk i ka përmbushur procedurat sipas legjislacionit në fuqi. Në mungesë të atyre hapave të cekur edhe në rregullin për tregtimin e energjisë me shumicë, ZRRE-ja në mungesë të një marrëveshje në mes të dy palëve në këtë rast të KEK-ut dhe CESSCO-s, KEK-ut dhe KEDS-it dhe KEK-ut dhe KOSTIT, ka marrë për bazë çmimin aktual ose marrëveshjen aktuale në mes të këtyre të licencuarve”, ka shtuar ai.

Komento: