ZRRE: Tarifat e energjisë mbeten të pandryshuara deri në vendimin përfundimtar

10:25 | 30 Mars 2026
zrre:-tarifat-e-energjise-mbeten-te-pandryshuara-deri-ne-vendimin-perfundimtar

Janë bërë dy muaj që kur tre operatorët kryesorë të sektorit energjetik në vend – KEDS, KESCO dhe KOSTT – kanë dorëzuar kërkesat për rritjen e tarifave të energjisë elektrike në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE).

Këto kompani kanë kërkuar një rritje prej mbi 20 për qind.

Por, ani pse jemi vetëm edhe dy ditë nga data një prill kur ZRRE-ja, shqyrton dhe cakton tarifat e energjisë elektrike pikërisht me këtë datë, kryetari i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, ka bërë të ditur se tarifat aktuale do të mbeten në fuqi deri në publikimin e raportit përfundimtar dhe përmbylljen e procesit të konsultimit publik.

Ai tha se ende nuk ka asnjë vendim derisa të publikohet raporti përfundimtar..

“Jo, s’ka ende. Po presim gjatë javës me i publiku raportet, tani janë nja dy javë ditë diskutim publik, qatëherë mundemi me, qysh me me e nxjerrë qëndrimin a diçka”, tha ai.

Fejzullahu tha se pas publikimit të raportit do të jenë shtesë edhe 14 ditë dhe pas ankesave ose komenteve, do të ketë një vendim.

“Jo, jo, jo. Njëherë duhet me dalë raporti, qetash është me dalë raporti në konsultim publik, dy javë ditë asht me ligj obligim. Edhe tani mbas nja dy javë dite, tani nëse ka komente të palëve, tani mbasanej merret vendimi”, u shpreh ai.

Ai ritheksoi se tarifat do të mbesin të njëjta edhe pas një prillit, pasi që sipas tij

“Për qata edhe raporti i stafit qetash del, e vlerësojnë ata. Mbas këtij raporti tani duhet edhe komentet e palëve, tek asht vendimi ma vonë. Në këtë fazë hala asht shqyrtim te departamentet, na nuk e kemi, qysh me thanë, as qasjen në këtë fazë. Po, domethënë me 1 prill, domethënë deri atëherë janë mbesin tarifat po qeshtu që janë ekzistuese, deri sa të merret vendimi i ri. Po me 1 prill janë ekzistueset”, shtoi ai.

Ndërkohë, KESCO ka propozuar një rritje mbi 20 për qind për vitin 2026, duke e arsyetuar këtë me rritjen e kostove operative dhe nevojën për të siguruar furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike./ekonomiaonline

Komento: