ZRRE-ja merr vendim për shtrenjtimin e rrymës me një ndryshim.
Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka miratuar vendosjen e bllokut tarifor në 800 kWh pas atij paraparak në 600 që ishte propozuar më parë.
Propozimi ka ardhur në mbledhje nga departamenti i tarifave, dhe është miratuar në mënyrë unanime.
“Ky bllok të zhvendoset në 800 kilovat orë. Struktura tani e re tarifore deri në 800 i inkurajon konsumatorët që t’i shfrytëzojnë dy tarifat. U ofron konsumatorëve që të shfrytëzojnë energjinë në mënyrë eficence me 5,9 cent kWh. Për ata që konsumojnë mbi 800 është tarifa e lartë prej 12 cent dhe tarifa e ulët 6 cent. Njëkohësisht edhe në deri 800 tarifa e ulët prej 3 cent dhe tarifa e lartë prej 7 cent”, është thënë nga Departamenti i tarifave në ZRRE.
Sipas ZRRE-së, rreth 20% e tejkalojnë këtë bllok të konsumit tarifor.