Zubulohet dënimi i Komisionit për Lionel Messin pas festimit që bëri në dedikim të Maradonës

14:27 | 02 Dhjetor 2020

Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi u dënua me 600 euro nga Komisioni për kartonin e verdhë që mori në ndeshjen e fundit ndaj OSasunas.

Messi u dënua me karton të verdhë sepse hoqi fanellën dhe zbuloi fanellën e vjetër të Newell’os Old Boys, dedikuar legjendës argjentinase Diego Maradona, që ndërroi jetë javën e kaluar, transmeton lajmi.

Messi është dënuar me 600 euro bazuar në artikullin e 91-të të kodit disiplinor.

Barcelona gjithashtu është dënuar me 350 euro bazuar në artikullin e 52-të të kodit disiplinor.

“Në minutën e 73-të lojtari (10) Messi, Lionel Andres u dënua për këtë arsye”.“Hoqi fanellën pas shënimit të golit duke treguar fanellën e Newell’s Old Boys, nga sezoni 93/94 me numrin 10 në të”, shkruhej në raport.

Komento: