ZULOHET ekipi qe e ka ‘spiunuar’ Milanin në UEFA

14:12 | 11 Prill 2019

Milan ka marrë një lajm të keq nga UEFA.

Të mërkurën pasdite Milani mori një lajm të hidhur nga Zvicra, sepse UEFA do të nisë një hetim për bilancin dhe shkeljet e mundshme financiare në trevjeçarin 2015-2018.

Në bazë të rregullores së Fair Play financiar, Milani rrezikon të dënohet, por në të vërtetë ishte një hetim i pritshëm dhe drejtuesit aktualë të Milanit janë të qetë.

Milani po punon me UEFA-n në mënyrë që gradualisht të shkojë drejt zerimit të humbjeve në bilanc, por Il Giornale në Itali del sot me një lajm të bujshëm, sipas të cilit Milanin e ka denoncuar Roma!

Gazeta italiane shkruan se UEFA ka dalë me komunikatë zyrtare në lidhje me hetimin për Milanin si pasojë e presionit të presidentit të Romës, James Pallotta, i cili dy herë ka dërguar letër proteste në UEFA, për të denoncuar trajtimin jo të barabartë të klubeve.

Sipas presidentit verdhekuq, Milani nuk duhej lejuar të shpenzonte thuajse 70 milionë euro në janar, për të blerë Lucas Paqueta e Krzysztof Piatek.

Komento: