Zurichu i shqiptarëve eliminohet nga Liga e Evropës

20:57 | 21 Shkurt 2019

Napoli e ka eliminuar Zurichun e shqiptarëve, me rezultat të përgjithshëm, 5:1.

Skuadra italiane e fitoi ndeshjen e dytë me rezultat bindës, 2 me 0, gjersa ndeshja e parë kishte përfunduar, 3:1, raporton lajmi.net

Napoli e shënoi golin e parë në minutën e 43’-të me anë të Simone Verdit, ndërsa ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë.

Golin e dytë për napolitanët e shënoi Adam Ounas (75’), për ta kaluar tutje Napolin në Ligën e Evropës.

Për Zurichun luajtën, Lavdim Zumberi, Bledian Krasniqi, Benjamin Kololli dhe Mirlind Kryeziu, por që ishin të pafuqishëm ndaj skuadrës italiane.

Komento: