Napoli e ka eliminuar Zurichun e shqiptarëve, me rezultat të përgjithshëm, 5:1.
Skuadra italiane e fitoi ndeshjen e dytë me rezultat bindës, 2 me 0, gjersa ndeshja e parë kishte përfunduar, 3:1, raporton lajmi.net
Napoli e shënoi golin e parë në minutën e 43’-të me anë të Simone Verdit, ndërsa ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë.
Golin e dytë për napolitanët e shënoi Adam Ounas (75’), për ta kaluar tutje Napolin në Ligën e Evropës.
Për Zurichun luajtën, Lavdim Zumberi, Bledian Krasniqi, Benjamin Kololli dhe Mirlind Kryeziu, por që ishin të pafuqishëm ndaj skuadrës italiane.