Zv.ministri Dobra: Ndalimi i TikTokut masë parandaluese që edhe vendet aleate e kanë bërë

18:01 | 28 Qershor 2024
zv.ministri-dobra:-ndalimi-i-tiktokut-mase-parandaluese-qe-edhe-vendet-aleate-e-kane-bere


Zëvendësministri i Administratës Publike, Bardhyl Dobra ka thënë se vendimi për ndalimin e përdorimit të aplikacionit TikTok vjen si masë parandaluese pasi edhe vendet evropiane kanë ndërmarrë hapa të tilla.

Dobra këtë e tha në konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë të premten.

“Masa vjen si parandalim. Janë të gjitha shtetet evropiane dhe aleate të tjera që kanë ndërmarrë hapa të tillë… Jemi duke kujdesur që të kemi masa parandaluese dhe mos të vijmë në ndonjë situatë kur kemi sulme dhe të merremi me pasojat. E thash se në pajisje personale lejohet të përdoret TikToku, por jo në sistem shtetëror”, tha ai.

Ai e konsideroi të rëndësishme edhe Strategjinë shtetërore kundër drogave 2024-2028.

“Ky dokument përcakton nevojën për rritjen e aktiviteteve parandaluese të drogave, sidomos në mosha të hershme pastaj trajtimin adekuat të personave që përdorin drogë”, tha ai.

 

Komento: