Zv. Ministri i AAK’së i reagon Zemajt: Vlera e njeriut është më e rëndësishme sesa një postim në Facebook

19:04 | 15 Dhjetor 2020

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Gani Dreshaj nuk i kursyer kritikat ndaj ministeit të Shëndetësisë.

Ai ka thënë se “jeta e njeriut është më e rëndësishme sesa një postim në Facebook”, duke ia adresuar kritikat udhëheqësit të dikasterit të Shëndetësisë, teksa ka thënë se edhe të tjerët duhet t’i dalin në ndihmë ministrit.

Dreshaj nga AAK’ja këto komente i ka bërë në emisionin ‘Imazh’ të Radio Televizionit të Kosovës.

“Gjendjen me Covid nuk mundet me udhëheq Armend Zemaj, atij duhet t’i ndihmojmë të gjithë. Nëse vlera e njeriut është më e rëndësishme se sa një postim në Facebook, është e kotë atëherë. E them se nuk mundet veç një Armend Zemaj që të punojë”, ka deklaruar ai.

Tutje, ai ka kritikuar edhe gjendjen në Spitalin e Pejës, teksa ka thënë se nuk ka mbikëqyrje të mjaftueshme nga personeli mjekësor kundrejt pacientëve.

“Në Spitalin e Pejës më shpejtë hyn lopa e qeni se sa njeriu. Aty më shpejt hyjnë këto dy kafshë sesa vjen mjeku. I kam fakte, sepse i kam parë vet”, ka thënë ai.

Komento: