Zv.sekretari amerikan shkruan për takimin me Kurtin: Koordinimi mes qeverive tona është thelbësor për një partneritet konstruktiv

00:08 | 11 January 2025
zv.sekretari-amerikan-shkruan-per-takimin-me-kurtin:-koordinimi-mes-qeverive-tona-eshte-thelbesor-per-nje-partneritet-konstruktiv

Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Verma përmes një shkrimi në rrjetin social X tha se në këtë takim premtoi mbështetjen e SHBA-së për një Kosovë multietnike që u shërben të gjithë qytetarëve të saj.

Verma mes tjerash shtoi se koordinimi mes qeverive është thelbësor për një partneritet konstruktiv.

”Ishte kënaqësi të takohesha me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Premtova mbështetjen e SHBA-së për një Kosovë multietnike që u shërben të gjithë qytetarëve të saj dhe e falënderova Kryeministrin për mbështetjen ndaj Ukrainës dhe afganëve në nevojë. Koordinimi mes qeverive tona është thelbësor për një partneritet konstruktiv”, shkroi Verma.

Komento: