Zveçan, policia: Sulm ndaj rendit kushtetues, 70-80 persona sulmuan zyrtarët tanë

12:21 | 03 June 2023

Protesta në Zveçan, policia: Sulm ndaj rendit kushtetues, 70-80 persona sulmuan zyrtarët tanë.

Policia e Kosovës protestën e së hënës të serbëve në Zveçan, e ka cilësuar sulm të rendit kushtetues të Kosovës.

Sipas policisë, në protestën e 29 majit rreth 70-80 persona të dhunshëm, duke përdorur armë zjarri, mjete eksplozive, gurë e tulla kanë sulmuar zyrtarët policorë.

“Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh.

Komento: