Zvicra sot përballet me Portugalinë, formacioni i mundshëm zyrtar i saj.
Cilët lojtarë pritet që t’i zgjedh trajneri i Zvicrës, Murat Yakin për ndeshjen e tyre në 1/8-ën e finales kundër Portugalisë?
Zvicra është duke luajtur të pestin botëror me radhë, duke kaluar grupet tri herë nga katër përpjekjet e tyre të fundit.
Ata e kishin shokuar kampionin e Europës, Italinë gjatë kualifikimeve duke e fituar grupin dhe duke prerë biletën si fituese e këtij grupi dhe potencialin e tyre e treguan edhe në Ligën e Kombëve në fillim të këtij viti pasi që ata regjistruan fitore kundër Spanjës dhe Portugalisë.
Zvicra nuk pati një fillim ideal në Katar pasi që ata fituan dhe humbën kundër Kamerunit respektivisht Brazilit në dy ndeshjet e para të tyre.
Ndeshja e tyre më e mirë në grupe ishte ajo e fundit ku ata mposhtën Serbinë dhe siguruan kalimin si e dyta në grup me 6 pikë, po aq sa Brazili.
Sa larg mund të shkojë skuadra e Murat Yakin dhe kush pritet të startojë sonte?
PORTIERË
Yann Sommer i Borussia Monchengladbach ka qenë numri 1 i padiskutueshëm i Zvicrës, por për shkak të një gripi që ka ai në pozitën e portës mund të luftojnë edhe rezervistet Jonas Omlin, Gregor Kobel dhe Philipp Kohn.
MBROJTËS
Nico Elvedi, Silvan Widmer, Fabian Schar dhe Ricardo Rodriguez janë të gjithë gati në këtë ndeshje, derisa lider i tyre mund të jetë Manuel Akanji i Manchester City.
Megjithatë, Kevin Mbabu nuk pritet të startojë pas një fillim jo të mirë për skuadrën e Fulham nga Craven Cottage.
MESFUSHORË
Mesfushori dhe ylli i Arsenalit, Granit Xhaka do të jetë prapë kapiten për Zvicrën në këtë Botëror. Denis Zakaria i Chelsea, i cili ka luajtur vetëm një herë për klubin para huazimit të tij tek Juventus, ende nuk ka startuar për Kombëtaren e tij. Remo Freuler i Nottingham Forest pritet që të jetë startues dhe partner me Xhakën në mesfushë.
SULMUES
Ylli i vlerësuar lartë i Augsburgut, Ruben Vargas dhe Breel Embolo prapë do të kenë përgjegjësinë për të shënuar gola.
FUTBOLLISTËT YJE TË ZVICRËS
Kapiteni me përvojë Granit Xhaka është futbollisti me më ndikim në Zvicër bashkë me ish futbollistin e Interit, Liverpoolit dhe Bayern Munchenit, Xherdan Shaqirit. Pas tyre është mbrojtësi i Manchester City, Manuel Akanji.
FORMACIONI I MUNDSHËM I ZVICRËS KUNDËR PORTUGALISË
Sommer pritet që të jetë në gol pas gripit kurse para tij ai pritet të këtë Widmer, Akanji, Schar dhe Rodriguez.
Freuler dhe Xhaka do të jenë stabilizatorët e mesfushës, me Shaqirin, Sow dhe Vargas që do të jenë në sulëm.
11-ja e mundshme e Zvicrës kundër Portugalisë: Sommer; Widmer, Akanji, Schar, Rodriguez; Freuler, Xhaka; Shaqiri, Sow, Vargas; Embolo