Zviceranët shpenzojnë 814 franga në muaj për shëndetin e tyre

22:34 | 17 Qershor 2019

Çdo banor i Zvicrës shpenzon mesatarisht 233 franga në muaj për shëndetin e tij, përveç pagesës standarde dhe të detyruar që ai bën për sigurimin shëndetësor (premitë e arkës shëndetësore).

Këtë gjendje e konstatojnë të dhënat e sapopublikuara provizore të Zyrës Federale për Statistika (BFS), njofton srf.ch.

Ndërsa po u llogarit këtu edhe pjesa që e mbulojnë sigurimet ose shteti, atëherë sipas BFS-së, shuma e parave kushtuar shëndetit të një personi arrin në 814 franga në muaj mesatarisht.

Të dhënat i referohen vitit 2017, vit ky kur shpenzimet e përgjithshme për shëndetësinë në Zvicër janë ngjitur në 82. 5 miliardë franga, shkruan sda.ch, transmeton albinfo.ch. Kjo shumë ka qenë për 2.6 për qind më e madhe se ajo e një viti më parë.

Shkaku kryesor për rritjen e kostos së shëndetësisë, sipas BFS-së ka qenë rritja e shpenzimeve, para së gjithash për shërbimet shëndetësore të realizuara nga ordinancat mjekësore dhe nga spitalet.

Komento: