Zvicra apo Italia, ja cila kombëtare ka epitetin e favoritit

12:37 | 29 June 2024

Zvicra dhe Italia sot ndeshën në raundin e 16-të të UEFA EURO 2024.

Ndeshja fillon nga ora 18:00 dhe pritet të jetë e shoqëruar me rivalitet dhe spektakël Ndeshja do të zhvillohet në Olympianstadion, në Berlin të Gjermanisë, kurse këto pritet të jenë formacionet e dy kombëtareve.

Bazuar tek kuotat e basteve, Italia është pak më favorite se Zvicra, por që diferenca nuk është aspak e madhe, shkruan “Gazeta Express”.

Fitorja e Italisë kuotohet me 2,50, fitorja e Zvicrës me 3.40, kurse një barazim i mundshëm me 2.80.

Zvicra (3-4-2-1): Sommer; Schär, Akanji, Rodriguez; Stergiou, Freuler, Xhaka, Aebischer; Ndoye, Vargas; Embolo

Italia (4-3-3): Donnarumma; Di Lorenzo, Mancini, Bastoni, Darmian; Cristante, Fagioli, Barella; Chiesa, Scamacca, El Shaarawy.

Komento: