Zvicra konfirmon rreth 10 mijë raste të reja me koronavirus për tre ditë

16:38 | 07 December 2020

Rreth 10 mijë raste të reja me COVID-19 për tre ditë në Zvicër.

Në Zvicër janë regjistruar 176 raste të vdekjes si pasojë e COVID-19 në 72 orët e fundit, ndërsa nga autoritetet shëndetësore zvicerane është raportuar edhe për 9 mijë e 809 raste të reja me koronavirusin e ri.

Shifra totale e të infektuarve ka arritur në 354.306, ndërsa e të vdekurve në 5024.
Shifra mjaft të larta të rasteve të reja me koronavirus dhe të vdekjeve si pasojë e COVId-19 janë regjistruar edhe në shtetet e Ballkanit, si Kroaci, Bosnjë-Hercegovinë, Serbi e Slloveni.

Në Kroaci janë regjistruar 59 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, e 1886 raste të infeksionit. Në Bosnjë-Hercegovinë janë regjistruar 60 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, e 437 raste të reja të infeksionit nga 1707 mostra të testuara.

Në Slloveni kanë vdekur 52 pacientë nga COVID-19 në 24 orët e fundit e janë regjistruar 480 raste të reja.Në Serbi janë raportuar 56 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, e 6557 raste të reja me Coronavirus.

Komento: