Zvicra merr vendim, ndalon mbulimin e plotë të fytyrës në publik

02:08 | 02 January 2025
zvicra-merr-vendim,-ndalon-mbulimin-e-plote-te-fytyres-ne-publik

Zvicra nga sot ka ndaluar mbulimin e plotë të fytyrës në hapësira publike, më saktësisht përdorimin e burkës.

Shkelësit e këtij vendimi do të gjobiten me gjobë deri në 1 mijë franga.

Vendimi i marrë në vitin 2021, u vendos të hyjë në fuqi këtë vit.

Propozimi për të ndaluar mbulimin e fytyrës u soll nga Partia Popullore Zvicerane (SVP) e krahut të djathtë. Qeveria zvicerane, megjithatë, e kundërshtoi atë duke argumentuar se nuk i takon shtetit të diktojë se çfarë të veshin gratë, por shumica ishih kundër mbulimit të fytyrës.

Sipas disa hulumtimeve, shumë pak gra në Zvicër veshin vërtet burka, ndërsa më shumë mbajnë nikab. Rreth 5% e popullsisë së Zvicrës prej 8.6 milionë banorësh janë myslimanë, shumica me origjinë nga Turqia, Bosnja dhe Kosova.

Vendimi u prit me kundërshtim dhe kritikë nga organizatat që mbrojnë të drejtat e njeriut.

Komento: