Befasojnë zviceranët, duan që Xhakës t’i hiqet shiriti i kapitenit.
Tifozët zviceranë janë duke kërkuar që Granit Xhakës t’i hiqet shiriti i kapitenit.
Gazeta më e madhe zvicerane, Blick ka bërë një sondazh me pyetjen se a duhet të vazhdojë Xhaka si kapiten i helvetikëve.
69 për qind e respondentëve kanë qenë të mendimit se Xhakës duhet t’i hiqet shiriti i kapitenit.
25 për qind e tyre kanë votuar që Xhaka të jetë ende kapiten, kurse shtatë përqind nuk kanë pasur përgjigje.
Deri tani 36 mijë e 837 votues kanë marrë pjesë.
Granit Xhaka është lojtari kyç i Zvicrës dhe konsiderohet si njëri prej futbollistëve më të mirë në histori të helvetikëve.