Zyba kërkon largimin e prokurorit të rasti: E konsideroj konflikt interesi

14:26 | 16 Janar 2026
Zyba kërkon largimin e prokurorit të rasti: E konsideroj konflikt interesi

Salih Zyba i pandehur në rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend, ka kërkuar që të ndryshohet prokurori në këtë rast, pasi që sipas tij ka lidhje familjare me sekretarin e Kuvendit, kur pati ndodhur rasti, raporton Ekonomia Online.

“Kërkoj që të ndryshohet prokurori i rastit pas dyshimeve që prokurori është ka lidhje familjare më sekretarin e Kuvendit kur ka ndodhur rasti”, kërkoi ai.

“Apeloj të gjyqtari që të verifikohet në kohë reale që prokurori prezent të na heq dyshimet se i njëjti qenka i ndikuar nga prindi që ka mbajtur detyrën zyrtare në kohën sa është zhvilluar ajo seancë, zyrtari Ismet Krasniqi, është i biri natyral i Ismet Kraniqit, e konsideroj që është konflikt interesi dhe jo profesionalizëm.  Se pari të verifikohet se i njëjti a është djali i sekretarit të atëhershëm, se konsideroje që në Kosovë ka prokuror të tjerë”, kërkoi ai.

Komento: