Zyra e Kryeministrit: Emisari gjerman përgëzoi Kurtin për qasjen e e matur dhe menaxhimin e kujdesshëm të situatës

16:35 | 25 Shtator 2023
zyra-e-kryeministrit:-emisari-gjerman-pergezoi-kurtin-per-qasjen-e-e-matur-dhe-menaxhimin-e-kujdesshem-te-situates

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti e ka pritur sot në takim emisarin gjerman, Manuel Sarrazin, bashkë me ambasadorin gjerman, Jorn Rohde.

Temë kryesore e këtij takimi ka qenë sulmi terrorist që iu bë dje Policisë së Kosovës nga i cili u vra në krye të detyrës rreshteri Afrim Bunjaku.

Kryeministri Kurti e  ka njoftuar emisarin gjerman me informacionet më të fundit në lidhje me sulmin e djeshëm dhe veprimet e institucioneve të sigurisë për garantimin e integritetit territorial, sigurisë, ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë.

Siç njofton Zyra për Media e kryeministrisë, Sarrazin ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen e të ndjerit dhe popullin e Kosovës dhe e ka  dënuar sulmin e djeshëm duke e cilësuar atë si kriminal dhe terrorist mbi Policinë e Kosovës, dhe dha mbështetjen e Gjermanisë ndaj Kosovës.

Sipas ZKM, Sarrazin gjithashtu e përgëzoi Kryeministrin për qasjen e matur dhe menaxhimin e kujdesshëm të situatës.

“Kryeministri falënderoi emisarin Sarrazin për vizitën e menjëhershme dhe për mbështetjen e Gjermanisë”, thuhet në njoftim.

Komento: