Zyra e Kryeministrit jep tender për furnizim me 35 libra, i kushtojnë rreth 1 mijë euro

20:08 | 18 November 2024
zyra-e-kryeministrit-jep-tender-per-furnizim-me-35-libra,-i-kushtojne-rreth-1-mije-euro

Zyra e Kryeministrit do t’i shpenzojë 980 euro për furnizim me 35 libra, përmes një kontrate që tashmë është nënshkruar.

Përmes këtij tenderi, ZKM do të furnizohet me librin “Kosova në 100 fotografi” e botuar në katër gjuhë. Sipas një përllogaritje, një libër kushton 28 euro, shkruan Reporteri.net.

Libri me të cilin do të furnizohet ZKM është i konceptuar në formatin e një Photobook-u, i shoqëruar me 100 fotografi nga i gjithë rajoni i Kosovës, të cilat evidentojnë dhe dokumentojnë pjesë nga trashëgimia historike dhe kulturore e vendit. Krahas çdo fotografie qëndron një tekst i shkurtër informues që përcillet në katër gjuhë të ndryshme: shqip, anglisht, gjermanisht dhe frëngjisht.

Komento: