Zyra e Kryeministrit tregon pse erdhi paparaljmëruar Lajçak në Kosovë

17:55 | 15 Shtator 2022

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar për takimin Kurti-Lajçak që u mbajt sot pa paralajmërim.

Sipas ZKM-së, në takimin e tyre u bisedua për vazhdimin e procesit të bisedimeve në Bruksel.

“Kryeministri Kurti ritheksoi se qëllimi i dialogut duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme me njohjen reciproke në qendër.

U bisedua për vazhdimin e procesit të bisedimeve në Bruksel dhe për përgatitjet e takimeve të radhës në kuadër të dialogut për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri Kurti dhe zëvendëskryeministri Bislimi, falënderuan z. Lajčák për angazhimin e tij të vazhdueshëm në këtë proces”, thuhet në njoftim.

Në takimin mes kryeministrit Kurti dhe Emisarit Lajçak i pranishëm ishte edhe zëvendëskryeministrit i ngarkuar për dialog, Besnik Bislimi.

“Gjatë takimit u potencua vullneti dhe gatishmëria që tashmë e ka treguar Republika e Kosovës, për t’u angazhuar në një dialog parimor e të balancuar, nga i cili përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve”, thuhet në njoftim.

Komento: