
Përfaqësuesja e zyrës së OBSH-së në Prishtinë, Isme Humolli, ka thënë se lajmet në lidhje me evitimin e ilaçit Ibuprofen gjatë terapisë për shërimin e Koronavirusit ‘janë veç thashetheme’.
Sipas saj, në këto informata nuk ka diçka zyrtare dhe të vërtetuar.
“Janë veç thashetheme. Nuk ka të dhëna shkencore dhe faktike”, u shpreh ajo për klankosova.
Në mesin e personave që e kanë dhënë këtë hipotezë është edhe ministri i Frances i shëndetësisë, i cili me anë të një shkrimi në Twitter deklaroi se “përdorimi i ilaçeve anti-inflamatore mund të jetë një faktor për përkeqësimin e infeksionit. Në rast të temperaturës së lartë, përdorni paracetamol. Nëse tashmë jeni duke marrë ilaçe anti-inflamatore, kërkoni këshilla nga mjeku”.