Zyrapi kishte deklaruar para ZPS-së se Veseli s’i kishte thënë asnjëherë për ndonjë individ që duhej arrestuar

13:53 | 09 Korrik 2024
zyrapi-kishte-deklaruar-para-zps-se-se-veseli-s’i-kishte-thene-asnjehere-per-ndonje-individ-qe-duhej-arrestuar

Gjatë kundërpyetjeve të tij, avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, i tha dëshmitarit Bislim Zyrapi se Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) e kishte pyetur nëse i kujtohet ndonjë rast kur Veseli t’i ketë thënë ndonjëherë atij për ndonjë kolaboracionist-individ, i cili e kishte arrestuar ose do të duhej ta arrestonte.

Më pas, Emmersoni i tha dëshmitarit se ai ishte përgjigjur se Veseli nuk kishte arrestuar, për çka kërkoi edhe konfirmimin e dëshmitarit lidhur me këtë deklaratë.

Mirëpo, përgjigjja e dëshmitarit nuk u dëgjua, por u pa teksa pohonte me kokë dhe fliste diçka.

Me kaq përfunduan pyetjet e avokatit Emmerson për të vazhduar më pas mbrojtja e Rexhep Selimit përmes avokatit Geoffrey Roberts.

Komento: