Zyrtar i lartë amerikan: Rusia po rrit bombardimet në qytetet kryesore të Ukrainës

20:06 | 07 Mars 2022

Forcat ruse po “rrisin bombardimet” ndaj qyteteve kryesore të Ukrainës, duke përfshirë Kharkivin, Kievin dhe Chernihiv, si dhe Mykolaiv dhe Mariupol në jug, u tha gazetarëve të hënën një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane raporton CNN.

“Ne sigurisht kemi vërejtur rritje në ato që ne i quajmë zjarre me rreze të gjatë, bombardime, sulme me raketa, artileri, si dhe sulme me raketa, dhe ne vlerësojmë se këto sulme po godasin objektiva civilë, infrastrukturë, zona të banuara,” tha ky zyrtar.

Sipas tij, nuk është e qartë nëse rusët po godasin qëllimisht objektet e populluara me civil, apo nëse ajo janë ‘rezultat i pasaktësive”.

Komento: