KQZ vendos që 530 vendvotime shkojnë në rinumërim.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shqyrtuar në mbledhjen e mbajtur sot rekomandimin e Qendrës për Numërim dhe Rezultate për të rinumëruar disa vendvotime.
KQZ ka vendos që saktësisht 530 vendvotime të shkojnë në rinumërim.
Valdete Daka, kryetare e KQZ-së i ka bërë thirrje QNR-së që menjëherë të fillon rinumërimi në këto vendvotime.
Ndryshe, mbrëmë pas mesnate në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar publikimi i rezultateve të votimit përmes postës.
Nga 13 mijë e 241 fletëvotime të vlefshme nga votimi përmes postës, LVV ka marrë 7030 vota, LDK 2158 vota, PDK 2139, Nisma-AKR 916 vota dhe AAK-PSD 555 vota.