ZYRTARE: Ajax nënshkruan me zëvendësuesin e De Ligt

22:42 | 19 Korrik 2019

Ajax, nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur zëvendësuesin e De Ligt.

Ajax ka lëvizur menjëherë në merkato, pak ditë pasi Matthijs de Ligt mbërriti në Torino, për t’u bërë lojtar i Juventusit, klubi holandez njoftoi akordin me Club America, për të marrë kartonin e mbrojtësit, Edson Alvarez

Alvarez është 21 vjeç dhe do të firmosë kontratë deri në vitin 2024 me klubin holandez, teksa Ajax pagoi 17 milionë euro për të marrë shërbimet e tij.

Sezonin e tij të fundit në kampionatin meksikan, Alvarez ka qenë titullar i padiskutueshëm, duke u aktivizuar në 34 ndeshje, me plot 2699 minuta në këmbë dhe 3 gola të shënuar.

Komento: